TEKSTESHQIP
Adem Ramadani - Lutja Për Prindërit
Adem Ramadani
Lutja Për Prindërit

Projekti u përcoll para një audience më të gjerë i punuar mjaft këndshëm edhe me një videoklip, i cili u publikua me datë 28 Shkurt 2023. Kompozitori i këngës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari, teksa autor i orkestrimit është Eng. Amr Akkad.
Teksti :: Song Lyrics
Jam pranë varrit tan, ti nuk më flet
e nuk bëzan

Është herë e parë asnjë këshillë
mos me m’a dhan’

Erdha bab’ me t’pa me ba dua
për shpirtin tan

U largove shpejtë, m’duket me ne
shumë pak je kan

Ngrita duart fshiva lotin
Per ty babë e thirra Zotin
Me krejt emrat e Rahmetit
Me t’i hap dyrt e xhenetit

Me shumë hjeka babë na rrite
Asnjëher me u lodh nuk dite
Çdo pikë djerse që t’ka ra
T’u baft dritë babë n’at’ dunja

Edhe nëse Zoti t’kish dhan ymer 1000 vjet
Edhe ditë e natë pa ndal moj nan’ me t’ba hyzmet
asnjëher jo s’kisha mujt hakut me t’dal
Veq inshAllah nan ti ma ke ba hallall

Ngrita duart fshiva lotin
Për ty nanë e luta Zotin
Me krejt emrat e Rahmetit
Me ti hap dyrt e xhenetit

Me shumë hjeka nanë na rrite
Asnjëher me u lodh nuk dite
Çdo pikë djerse që t’ka ra
Tu baft lule nat’ dunja

T’lutem Zot falëm mu
Fali edhe prind’t e mi
Fale çdo besimtar
Kur të japim llogari

DËRGOI:
Rryma muzikore
Ilahi
Renditja
Top 200

VIDEOKLIPE

Komente 1