TEKSTESHQIP
Aferdita Demaku
Po Ku Je O Burr I Dheut

Autor i tekstit është Bekim Bislimi.
Teksti :: Song Lyrics
Era e marsit fryen
në djep të kësaj Shqipërie
mbi kullë e shkrinë borën ngadalë.

I fishllon një melodie
ninullë e kangë trimërie
djepi përkundjen po e ndalë.

Vjen si feniks nga qielli,
në kullë, një trim legjendash
hapin e rënd ndalon në prag.

Buzëqeshjen e lëshojnë djepat
flasin me gjuhë shqiponjash,
n'këtë kullë po t'rriten burrat prap.

ref:
Heeeeeeej po ku je heu burrë i dheut,
malli na ka marrë
Je shkri n'zemra e n'kangë burrërie,
ti o legjendar
Dil e shih nje herë lëndinën,
sot kem' ardhë me t'pa
E gjithë Kosova po t'përkulet,
nderin me ta ba.

Era e marsit fryen
mbi tokat arbërore
pranëverën po e sjellë ngadalë.

Zjarret po u ndrisnin qiellin
t' shenjtëve të kësaj Kosove
e n'zemra malli bëhet mal.

Eja or komandant
i madh o trim legjendash
eja se sot qielli është hapë.

Buzëqeshje t'falin djepat
t'flasin me gjuhë shqiponjash
në kullë po t' rriten burrat prap.

Heeeeeeej po ku je heu burrë i dheut,
malli na ka marrë
Je shkri n'zemra e n'kangë burrërie,
ti o legjendar
Dil e shih nje herë lëndinën,
sot kem' ardhë me t'pa
E gjithë Kosova po t'përkulet,
nderin me ta ba.

DËRGOI:
Komente 0