TEKSTESHQIP
Afrim Muciqi - Kenga E Zagrebit
Afrim Muciqi
Kenga E Zagrebit

Teksti :: Song Lyrics
O falni shok o ju more vllazni
Po ja u knoj o ni kangë n'ujdi
Kjo po knohet o për pleq e t'ri
Për shqiptar, hajde gurbetxhi

Për shqiptar, hajde, të Kosovës
Ma lanë vendin, shok, ma lanë vatanin
Se n'Kosovë ishte jetë e vështirë
Mësyn Zagrebin ata për ma mirë

Se n'Zagreb djemtë mor kur kanë mrri
Po u bashkojkan, shyqyr, shpi për shpi
Shkojshin, rrishin te njani te tjetri
Shumë biseda i bojshin nër veti

Shumë biseda, o tuj bisedu
Qysh me mujtë këta djem me punu
Me kërkand hiç mos me u ngatrru
Mos u merzitni, o mor babë e nanë
Atje ish, oj, adet o i ranë
Fort po u shajkan qenat n'babë e nanë

Jau, babë e nanë shqiptarit me ja sha
N'atë vend kryet e kanë pas lanë
Taksirati, shok, tha, ish pa kufi
I zu belaja o dy djem t'ri

Zu belaja, hajde, dy djem t'ri
Qat ta Zef Prenën u ka pri
Prike Zefi, hajde, me jaran
Kokan shku me hyp në tramvaj

O n'tramvaj, bash numër 11
Po shkojnë djemtë me nxjerrë ka nji biletë
Kur po kthehen me u hungj në vend
Qateherë t'shkretëve u ka ra n'mend
Se n'bileta ata kanë gabu
Vrap me vrap po shkojnë me ndrru

Kondukteri ish kanë more axhami
Hiç për ta qeni s'paska ni
Fjala mas fjale, thellë janë hi
Fjalë mas fjale, thellë hy kokan kanë
Kur ja shajti vllazën, babë e nanë
Se len shqipja, jo, kurrë pa i ra

Kondukterit sa rreptë ja ngjiti
Tashnën e dorës në tokë ja qiti
Ou ni shkinë, kuku, të madhe briti
Kondukterin keq ma myti

Jo, bini vllazën, hajde, të tanë marë
Me hesap kokan shqiptarë
Thanë po silluan, hajde, shkelma e grushta
Prej gazepit Zefit ju kesh buza

Prej gazepit, o Zefit ju kesh buza
Po ku je o Marka Musa
Marka Musa, o Mark Kallaki
Mos qilloj aty far dajaku
Mark Kallaku hajde po ban be
Shkon tuj sjell me ni çadër t're
Si me shpatë, o rend tuj pre

Aty ish kanë o shofer i gatë
Qai shofer, qen bre, koftë marru
Këta shqiptar, thojke, lemi mu

Ja përmes djalit ja paska ka ngjit
Lamsh në tokë ma paska qit
E ja nisi për me u zgërdhi
Ja murr mendja që bani trimni

"Ti, shofer, o mor, qofsh i zi
Se në mundi, mor, ti m'ke shti
Jo, s'ke pa shqiptar me sy
Jo, s'ke pa hala shqiptar me sy
Ti përvëlon të zezat mushkri"

E ma nxorr djali qat allti bre
Nxorr alltinë edhe i ka dhanë flakë
T'dekun n'tokë qenin ma ka lanë

Kur na krisi, shok, alltia bam
Çelen rrugë o në katër anë
Oj allti, oh moj belgihane
Nam të madh n'Zagreb na bane
Na u ba nami, shok, u ba kiameti
Shkrun gazeta, o mar Zagrebi

Për dynja jo s'kam me harrue
As për pare nuk patën luftu
Nuk luftun djemtë për mendjes t'madhe
As mos t'thojmë jo se s'patën pare
Oh, jemi shqiptare, nuk vdesim me marre

Komente 0