
Afrim Muciqi
Qorr Ilazi
Qorr Ilazi
Teksti :: Song Lyrics
Ai, Qorr Ilazi
More trim ish konë se në Koqokllak
Rrafsh shtatë vjet po i ban, more, babë plak
N’burg ja kishin marrë, more, n’Burg t'Prishtinës
O ja paskan çu, more, shumë tortura
O more, ja kanë nshue, more, shokt' e vet
O more, me u kallxu, po shife Qorrin!
Ai, shife Qorrin, o more çka po ban
Shoktë e vet aty po i bashkon
Kush është burrë o me ardhë me mu
N’burg t’Prishtinës po du me shku
Babën tem po du me liru!
Ai, kanë marrë rrugë, o kokan t'fillu
Nifar veni, o more, kur kanë shku
Tek janë ulë ata me pushu
Kokan ulë, more, nji skamli
Ja kanë nis o tuj pi raki
Kadal-dalë, kokan ba qefli
Shoqi-shoqit po ja bajnë me sy
Po ngo' knejna, Qorrit ja bajnë: "Babatë tonë atje me kanë
Tyben Zotit, o, shkojmë n’at'an!"
Ai, shife Qorrin o çka po ban
Fluturim ka ra n'alldram
Aty bika, o more, nji pajtan
"Nal pajtanin, o po ja ban
Nal pajtanin", po i thotë pajtongji
"Sa ban rruga n'Prishtinë me hi?
Rruga t’ban o dyqin dinar."
Ai, aty mrriti, o n'Prishtinë ka hi
Aty ish kanë, o gjanar i ri
Kallushan e musteqezi
Po ma vjedh Qorrin me sy
S’u durue qeni, e shkoj nga ti:
"E nga je, o more zotni?
Ka shtatë vjet n’Prishtinë që rri,
Shoqin tanë s’e kam pa me sy."
O-o-o, nisi Qorri, o more, po kallxon:
"Që shtatë vjet, Koçak jam konë
Nji babë plak n’shpi e pata lanë
Hyqymeti edhe ma ka marrë
Kurrë ma ngushtë, vallahi, s’jam kanë
Ja ktu baba o ka me m’ardh
Ja krejt shehrin flakë kem me kall!
Mos kujto se veten s’jam
Gjashtëqin veta me veti i kam"
Ai, Naqallniku ish konë pas u ngushtu
Marrka nji letër, o ma ka shkru:
"Shi’e, shi’e çka i ka thanë:
Qorri, babën po e kërkon!
Ja ktu baba ka me m’ardh
Ja ktu kryet, n’vend ka me lanë!"
Ai, kanë marrë rrugën, o kokan t'fillu
Se n’hapsanë, o more, kur kanë shku
Kanë gjetë plakun tuj pushu
Shife Qorri atëherë çka ka thanë:
“Çu bre plak!”, o po ja ban.
“Hajde babë, t’dhezim duhan
Hiqi rrobat, more, me gajtan
Veshi t’rejat, o me nishan!
Mos thuj babë, o që s’ke lanë djalë
N’pleqni t’bana kapedan!"
Ooo, more, kështu ka ba
O djali për babën, anjo, hej!
More trim ish konë se në Koqokllak
Rrafsh shtatë vjet po i ban, more, babë plak
N’burg ja kishin marrë, more, n’Burg t'Prishtinës
O ja paskan çu, more, shumë tortura
O more, ja kanë nshue, more, shokt' e vet
O more, me u kallxu, po shife Qorrin!
Ai, shife Qorrin, o more çka po ban
Shoktë e vet aty po i bashkon
Kush është burrë o me ardhë me mu
N’burg t’Prishtinës po du me shku
Babën tem po du me liru!
Ai, kanë marrë rrugë, o kokan t'fillu
Nifar veni, o more, kur kanë shku
Tek janë ulë ata me pushu
Kokan ulë, more, nji skamli
Ja kanë nis o tuj pi raki
Kadal-dalë, kokan ba qefli
Shoqi-shoqit po ja bajnë me sy
Po ngo' knejna, Qorrit ja bajnë: "Babatë tonë atje me kanë
Tyben Zotit, o, shkojmë n’at'an!"
Ai, shife Qorrin o çka po ban
Fluturim ka ra n'alldram
Aty bika, o more, nji pajtan
"Nal pajtanin, o po ja ban
Nal pajtanin", po i thotë pajtongji
"Sa ban rruga n'Prishtinë me hi?
Rruga t’ban o dyqin dinar."
Ai, aty mrriti, o n'Prishtinë ka hi
Aty ish kanë, o gjanar i ri
Kallushan e musteqezi
Po ma vjedh Qorrin me sy
S’u durue qeni, e shkoj nga ti:
"E nga je, o more zotni?
Ka shtatë vjet n’Prishtinë që rri,
Shoqin tanë s’e kam pa me sy."
O-o-o, nisi Qorri, o more, po kallxon:
"Që shtatë vjet, Koçak jam konë
Nji babë plak n’shpi e pata lanë
Hyqymeti edhe ma ka marrë
Kurrë ma ngushtë, vallahi, s’jam kanë
Ja ktu baba o ka me m’ardh
Ja krejt shehrin flakë kem me kall!
Mos kujto se veten s’jam
Gjashtëqin veta me veti i kam"
Ai, Naqallniku ish konë pas u ngushtu
Marrka nji letër, o ma ka shkru:
"Shi’e, shi’e çka i ka thanë:
Qorri, babën po e kërkon!
Ja ktu baba ka me m’ardh
Ja ktu kryet, n’vend ka me lanë!"
Ai, kanë marrë rrugën, o kokan t'fillu
Se n’hapsanë, o more, kur kanë shku
Kanë gjetë plakun tuj pushu
Shife Qorri atëherë çka ka thanë:
“Çu bre plak!”, o po ja ban.
“Hajde babë, t’dhezim duhan
Hiqi rrobat, more, me gajtan
Veshi t’rejat, o me nishan!
Mos thuj babë, o që s’ke lanë djalë
N’pleqni t’bana kapedan!"
Ooo, more, kështu ka ba
O djali për babën, anjo, hej!
Pjesë e albumit
Qorr Ilazi
Renditja
Top 200
- Publikimi: 01/12/2014
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0