
Agim Gashi
Këngë Për Ali Podrimjen
Këngë Për Ali Podrimjen
Autor i tekstit është vetë këngëtari.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s'e merr ti nji sy gjumë?
Jo, i dashtun, s'kem me fjetë,
Pa e krye nji t'madhe punë.
Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m'i shtrëngue,
Poetit t'Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.
Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m'ke mbetë,
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?
Jo, i dashtun, s'ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe,
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje.
Shkoi te Lumi e s'kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij,
Do t'i nderojnë për jetë e mot.
Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy,
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!
E s'e merr ti nji sy gjumë?
Jo, i dashtun, s'kem me fjetë,
Pa e krye nji t'madhe punë.
Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m'i shtrëngue,
Poetit t'Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.
Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m'ke mbetë,
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?
Jo, i dashtun, s'ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe,
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje.
Shkoi te Lumi e s'kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij,
Do t'i nderojnë për jetë e mot.
Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy,
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!
- Publikimi: 18/11/2012
- Ora: 15:14
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Artist kryesor:
- Teksti:
- I kushtohet:
Komente 0