TEKSTESHQIP
Agim Gashi - Këngë Për Akademik Idriz Ajetin
Agim Gashi
Këngë Për Akademik Idriz Ajetin

Këngën e punoi Mentor Thaqi.

TEKSTI :: SONG LYRICS

1.
Ev, kanga ime tkjofsha fal,
nuk ka gja ty sot që t´ndal,
për njat Burrë Kombi e Shteti,
Profesor Idriz Ajeti,
plot një jetë në shërbim Kombi,
ne dhuratë na dhuroi Zoti,
i dha jetë shkencës, kulturës
heu, ta shpëtoi prej katrahurës!

Ref.
Profesor Idriz Ajeti,
shpirtë fisnik Universiteti,
për kulturë, çështje Kombëtare
n´Dardani kje Abetare,
Je vlerë Kombi e vlerë Bote,
kod i dijes, fjala jote,
brezat tonë ishin me fat
njerz si ty që n´ball i pat!

2.
Mendjendritun, burrë i urtë,
e ruan me shpirt Besen e gurtë,
jetë e rritë e pati gjuhen,
me traditë se duhet t´ruhen,
Pena e tij Flori i Shekullit,
mendje e pjekun e Dishepullit,
Plis i Bardh ai Plis Dardan,
përjetë n´zemer Kombi e mbanë!

Ref.
Profesor Idriz Ajeti,
shpirtë fisnik Universiteti,
për kulturë, çështje Kombëtare
n´Dardani kje Abetare,
Je vlerë Kombi e vlerë Bote,
kod i dijes, fjala jote,
brezat tonë ishin me fat
njerz si ty që n´ball i pat!

3.
Me Dervish Rozhaj e Mark Krasniq,
me Ali Hadrin, Ismet Gucinë,
Ejup Statovcin e disa tjerë,
Dardanisë i sollen Nderë,
i Nderoi President Rugova,
iu tha: me ju krenohet Kosova,
jeni vet themeli i shtetit,
heu, Nderi i Kombit, i Universitetit!

Ref.
Profesor Idriz Ajeti,
shpirtë fisnik Universiteti,
për kulturë, çështje Kombëtare
n´Dardani kje Abetare,
Je vlerë Kombi e vlerë Bote,
kod i dijes, fjala jote,
brezat tonë ishin me fat
njerz si ty që n´ball i pat!
Komente 0