(1937-2021)
Biografia
Krajka ishte kompozitori i shumë këngëve që këndohen ende edhe sot nga publiku apo në skena të ndryshme muzikore, ndër të cilat mund të përmendet kënga e famshme "Lemza", e kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. "Sot nuk gjej frymëzim për të kompozuar. Muzika është bërë mekanike fatkeqësisht", shprehet Krajka. Sipas tij, krijimtaria do një ngacmim, të cilin jo se ai nuk e ka, por sot çdo kush mund të krijojë, ndërkohë që artisti Krajka shprehet se dëshira e tij është që çdo njeri tek këngët e tij të gjejë diçka.
Kolegët e tij e vlerësonin atë si një artist të përmasave të mëdha që ka sjellë vlera unikale në muzikën e lehtë shqiptare dhe atë popullore. Këngëtarja Irini Qirjako kujton se në fillimet e karrierës së saj mahnitej tek shikonte duart e tij tek i binin fizarmonikës. "Agim Krajka është një krijues artistik i jashtëzakonshëm. Vlerat e tij janë unikale dhe nuk përsëriten", tha Qirjako.
Pasi Krajka u kthye në Shqipëri, një fakt që e lumturoi Qirjakon pasi aifilloi të japë mësim dhe nga duart e tij dalin artistë të talentuar. "Krajka është njohës i shkëlqyer i trevave shqiptare dhe ka shkruar me mjeshtëri vallet dropullite, çame, tropojane, etj", u shpreh Irini Qirjako. Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të ditëlindjes së Krajkës, Bujar Kapexhiu u shpreh se ai është nga kompozitorët që kanë bërë epokë. "Krajka është shkollë e krijimtarisë muzikore shqiptare në muzikën e lehtë dhe atë popullore", tha Kapexhiu. Zhani Ciko, ndër të tjera vlerësoi meritën e Agim Krajkës në emancipimin e muzikës shqiptare, duke filluar nga dalja në skenë e muzikës shqiptare në Festivalin e parë të muzikës së lehtë shqiptare. "Në piramidën e pionierëve të muzikës shqiptare Agim Krajka është në majë", tha Ciko.
U nda nga jeta në moshën 83-vjeçare dhe lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Ulis Krajka, i cili shkruan: "Uroj që shpirti yt të pushojë në qiell babai ynë i dashur".