Agim Molla, për mbi 45 vite, ishte pjesë e ahengut shkodran e për rrjedhojë edhe e gëzimeve familjare të shumë shkodranëve duke kontribuar në ruajtjen e një traditë të vjetër të qytetit. Artisti këndonte mbi 350 këngë të ahengut, në ceremoni të veçanta familjare. I njohur si nje nga këngëtaret e fundit te ahengut shkodran dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të kësaj tradite.
Ndahet nga jeta më 17 Shtator 2025, në moshën 71-vjeçare dhe muzika shkodrane humbi një prej figurave të saj të çmuara. Artisti shkodran ndërroi jetë në spitalin rajonal, ku ndodhej i shtruar në gjendje të rëndë në reanimacion.