>
BIOSHQIP
Biografia
Fillon shkollën fillore si gjashtë vjeçar në Strugë, paralelisht me shkollën fillore fillon stërvitjet në klubin e notimit "STRUGA " si i vetmi notues shqiptar në të gjithë kampionatin e notimit në Maqedoni. Pas gjashtë vjet stërvitjeje, në bibliotekën e tij ndodhen një sër diplomash dhe mirënjohjesh nga federatat e notimit në Maqedoni dhe Jugosllavi. Në klasën e pestë fillore fillon të luajë në mandolinë në orkestrën e shkollës. Vazhdon shkollimin në gjimnazin e Strugës, por nga mosekzistimi i atëhershëm i paraleleve shqipe në Strugë, detyrohet të vazhdojë gjimnazin maqedonisht. Gjatë viteve të gjimnazit në Strugë studjon privatisht kitare me Prof. Ymyt Zendelin dhe përfundon me sukses të dy shkallët e studimit. Merr pjesë si udhehëqës në një sër radio-emisionesh në radiot e atëhershme, është edhe d.j. në shumë mbrëmje të organizuara nga ai vetë. Poashtu për katër vjet merr pjesë në shkollën e kërcimit "SHASE" në Strugë dhe konkuron në gara shtetërore të kërcimit. Fiton titullin e instruktorit të kërcimeve klasike dhe latino Amerikane. Në Vitin 1995 regjistrohet në Fakultetin e gjuhëve të huaja në "Universitetin e Tiranes". Vahdon Studimet deri në vitin 1997 dhe pas saj niset për studime në Angli, ku studjon në "Frances King College" në Londër. Poashtu paralelisht studjon për solo këndim në "Kensington & Chelsea Colege" në klasen e profesoreshës Amanda Reimon. Kthehet në Maqedoni në vjeshten e vitit 1998 dhe nis bashkpunimet e para me kompozitorë dhe poetë dhe bën incizimet e para në studio në Tiranë. Poashtu eshtë anëtar në stafin e parë realizues të Spektakël Agjensi "Karabashi" dhe shoqatës artistike "Gerobina " ne Tirane. Në këto bashkpunime Agimi ka një sërë rolesh të rëndësishme në realizimin e spektakleve si Kordinator artistik dhe zëvendës producent në: "Festivalin e parë kombëtar të fëmijëve interpretues të këngës popullore ÇELSI I ARTË" - Tiranë, në nëntor të vitit 1999, redaktor muzike në konkursin e bukurisë "MISS MILLENIUM - TIRANA 2000" dhe prezentues në edicionin e dytë të festivalit "Çelsi i Artë" në nëtor, 2000 te gjitha spektaklet jane transmeruar drejperdrejt nga TV Shqiptar për disa netë me rradhë. Gjate periudhës së luftës në Kosovë punon në "PHYSICIANS FOR HUMAN RIGHTS" - organizatë Amerikane e cila mblidhte dëshmi për keqtrajtimet e bëra mbi të dëbuarit. Dëshmitë merreshin nëpër kampet e refugjatëve në Kukës dhe në gjithë Shqiperinë. Këto materiale dhe fakte u dorëzuan në tribunalin e Hagës.

Në Dhjetor 1999, Agim Poshka merr pjesë në Nota Fest 1999 me këngën "Dashuri Ne Mijevjecar", këngë e cila vlerësohet për Orkestrim më të mirë të festivalit.

Në Qershor të vitit 2000, zgjidhet si përfaqësues i vetëm dhe i pavarur i Maqedonisë në "Parlamentin Ndërkombëtar Rinor 2000" (International Youth Parliament 2000) i cili mbahet në Sydney të Australisë. Kjo është hera e parë që rinia e Maqedonisë përfaqësohet në një nivel ndërkombëtar nga një shqiptar. Në ceremoninë solemne të hapjes së parlamentit ku ftohet përfaqësuesi i Maqedonisë të merr vendin e vet në parlament, Agimi shfaqet me veshje Tradicionale shqiptare (kape të bardhë dhe fustanelle tradicionale shqiptare) duke vërtetuar se Maqedonia është një vend Multietnik i pëbërë nga shumë kultura dhe tradita. Më 13 korrik 2000 diplomon në Fakultetin e gjuhëve të huaj, dega anglisht, nëndega Italisht në Universitetin e Tiranës. Po në këtë ditë merr pjesë në festivalin tradicional të TVSH të njohur si "Kenget e Stinës".

Në Dhjetor 2000, Agim Poshka merr pjesë në Nota Fest 2000 me këngën "Kjo Toke Nuk Eshte Mallkim", ku fiton çmimin e pare nga publiku dhe orkestrimin më të mirë të festivalit.

Gjate veres 2001, merr pjese ne "DEA FEST" ne Durres organizuar nga regjisorja Vera Grabocka. Gjithashtu prezantohet edhe ne Kosove ne Festivalin Show Fest ne Prishtine. Gjate Veres 2001 xhiron dhe 4 video klipe te albumit te tij te pare "Kjo Toke" nen produksionin e Televizionit te Shkupit dhe regji te Zukri Fejzullahut.

Në Maj 2001, Agim Poshka merr pjesë në Këngët E Stinës 2001 me këngën "Të Fala Dashuri".

Në Nëntor 2001, Agim Poshka merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Kerkoj". Ai fillon pune ne stafin e pare Akademik ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove si Lektor i Anglishtes ku eshte edhe aktualisht i punesuar.

Në Dhjetor 2001, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 40-të në RTSH me këngën "Meditim", te kompozuar nga Alfred Kaçinari e tekst te Jorgo Papingjit. Ne kete prezantim te pare ne festivalin mbarekombetar, kenga e Agimit fiton çmimin per orkestrim me te mire nga Alfred Kacinari.

Në pranverën e vitit 2002, merr pjesë në festivalin "Këngët e stinës 2002" në Tirane, ku fiton çmimin e kritikës me këngën "Si Mundem Ta Di" dhe po ashtu xhiron videoklipin e kenges "Na Moj Na" ne Tirane.

Në Dhjetor 2002, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 41-të në RTSH me këngën "Une Do Vij", me tekst te Jorgo Papingjit dhe muzike te Alfred Kaçinarit, dhe përseri fiton cmimn e orkestrimit më të mirë. Po në Dhjetor merr pjesë edhe ne Nota Fest 2002 në Shkup.

Në vitin 2002, Agim Poshka publikon albumin "Kjo Toke" dhe prodhon dy videoklipe promovuese te kengeve "Po Te Bej Rixha" dhe "Un Do Vij". Te dy videoklipet u xhiruan ne Struge nen regjine e Besfort Imamit. Bashke me Vllezerit Dervishi realizojne kengen "Po Te Bej Rixha" nen orkestrimin e Virusit te "Elita 5". Me kete kenge konkurojne ne festivalin "Maratona e kenges popullore -DISKO FOLK 2003" ne Tv Klan ne Tirane ku dhe fitojne cmimin e pare te kritikes.

Në Tetor 2003, Agim Poshka publikon albumin "Meditim", i cili ka ne vete 9 kenge te shkruara nga ai vet por dhe nga kompozitor si Alfred Kacinari e Edmond Zhulali.

Në Dhjetor 2004, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën "Te Kam, S'te Kam".

Në Prill 2005, Agim Poshka merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Gabojme".

Në Qershor 2005, Agim Poshka merr pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Nje Enderr Qe Se Pash!".

Në Dhjetor 2005, Agim Poshka merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Albanian Mambo".

Në vitin 2005, Agim Poshka publikon albumin "Kërkoj...".

Në Prill 2006, Agim Poshka merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Albanian Mambo".

Në Dhjetor 2005, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 44-të në RTSH me këngën "Nostalgji".

Në Maj 2007, Agim Poshka merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Vitet Ikin".

Në Dhjetor 2007, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Kujt I Them Te Dua".

Në Dhjetor 2008, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 47-të në RTSH me këngën "Fajtore Per Ngrohjen Globale".

Në Dhjetor 2009, Guximtar Rushani & Agim Poshka marrin pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Gezuar".

Më datë 16 Tetor 2010, Agim Poshka publikon videoklipin "Dita Ime Do Te Vij", në bashkëpunim me Kastro Zizo. Me këtë këngë, Agim Poshka merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011.

Në Dhjetor 2010, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Bota.com.vetmi".

Më datë 4 Nëntor 2011, Agim Poshka publikon videoklipin "Bardh E Zi", në bashkëpunim me Alex Rod. Me këtë këngë, Agim Poshka merr pjesë në Kënga Magjike 2011 në vitin 2011.

Në Dhjetor 2014, Agim Poshka merr pjesë në Festivali i 53-të Në RTSH me këngën "Në Rrugën Tonë".

Më datë 1 Qershor 2015, Agim Poshka publikon videoklipin "Anti Tallava".

Më datë 6 Qershor 2016, Agim Poshka & Bajrush Mjaku publikojnë videoklipin "Ne Rrugen Tone".

Në Dhjetor 2020, Agim Poshka merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Vendi Im".