>
BIOSHQIP

(1939-2020)

Biografia
Agim Ilmi Shpata u lind në Shkurt 1939 në Zëmblak të Korçës. Aty kreu dhe arsimin e tij. Në moshën 9 vjeçare u internua së bashku me familjen e tij në Kamëz të Tiranës. Që nga viti 1949 dhe në vazhdim familja do të jetonte në kampet më famëkeqe të sistemit komunist. Për arsye politike u pērndoq nga ky sistema gjatë gjithë jetës së tij duke ju privuar sigurisht e drejta e studimit.

Në vitin 1990,u zgjodh kryetar i shoqatës së të përndjekurve politikë në Zëmblak dhe antar aktiv i kesaj shoqate në Korçë. Krijmtaria e tij poetike nisi që në vite te hershme të rinisë duke u përdorur nga grupet artistike të Korçës dhe fshatrave të zonës. Shumë nga këto shkrime u botuan në periodikun "Zëri i Rinisë", "Drita" etj.

Mbas ndryshimit politik në Shqiperi botoi poezi në gazetën "Korça Poetike" dhe në vitin 2015 vjen me vëllimin poetik "Fluturim për shpresë". Një vit më vonë, në 2016 vjen me vëllimin "Jeton në heshtjen time" dhe në 2017 boton vëllimin e tij të tretë "Kam shumë për të thënë".

Ndërroi jetë në vëndlindjen e tij më 13 Maj 2020.