Këngëtari i ri gjilanas, Agon Latifi shihet si një talent mjaft premtues dhe qyteti i Gjilanit pret që ai të ketë sukses të madh në skenën e muzikës kosovare. Kujtojmë që djaloshi është i biri i legjendës së boksit kosovar Agim Latifi. Ai është duke përfunduar studimet në RIT, ndërsa ka synim një karrierë të bujshme në tregun muzikor.