Biografia
Ai mori pjesë së pari në festivalin e këngës për fëmijë, në qytetin e tij të lindjes, "Hareja 2013", së bashku me motren e tij Adea Goqi, me këngën "Bota jonë", ku u shperrblyen me çmimin "Vendi i Parë" Agoni ishte në moshen 10 vjeçare, ndërsa Adea 8 vjeçare.
Në Nëntor 2013, Agon Goqi merr pjesë në Lyra Fest 2013 në Gjakovë me këngën "Mësimet", ku mori çmimin solisti më i mirë.
Në Shtator 2014, Agon Goqi merr pjesë në Vihuela Fest 2014 me këngën "Kënga E Zogut", ku u shpërblye me çmimin e tretë.
Në Nëntor 2014, Agon Goqi & Adea Goqi marrin pjesë në Lyra Fest 2014 me këngën "Sporti Eshte Shendet", ku morën çmimin e Kuvendit Komunal Gjakovë.