>
BIOSHQIP
Biografia
Agresioni është pseudonimi artistik i reperit te njohur shqiptarë, Malsor Sadiku. Agresioni shfaqi pasion ndaj repit qene moshen 14 vjeqarë. Dhe ne vitin 1999 ai u largua nga qyteti i familjesë u vendos në Houston (SHBA) ku vazhdon te jetojë edhe sot. Qe në moshen shum te re, Agresioni filloi te shkruaje teskte dhe te deshmoj talentin e tij te zhanrit rap, Me flow -at te pashkruar si reper shqiptarë. vendosi qe menyra me e mir per ta depertuarë do te ishte skena nentoksore e hip-hopitë me qëllim qe të arrinte një dit të behej nje reper i njohur dhe i arritshëm ne radhët e MC-ve. Talenti i Agresionit buronë prej vitit 1990 të fundviteve ˜90. Ai u ndikua përderisa po dëgjonte rastësisht kaseta të reperave me famë, që më von i tërhoqen vemendje shumë te madhe. Kjo rranjosi nje hudhurim qe po i kacavirrej teksteve te tij, ndër Koh ai filloi të kapte tema të hapura për repin e tij. Agresioni shpesh herë shpreh krenari per mahallën e tij duke e reflektuar ne tekstet e këngeve.
Fansat e ndjenë thellë stilin e Agresionit dhe kanë besim se kënget e tij janë një kryeveper që ta perjetson emrin e tij si Symbol i Repit Shqiptar. Ne një intervistë me Bota Muzikore, Agresini shprehet: "Njerëzit kanë nevoj për nj zë qe flet për ta, dhe unë jam ai zë qe ata duhet ta ndiejnë. Erdha prej kohëve te liga e thërrmuese. Kur ditët ecnin, e netët kalonin, ato erdhën dhe më dhuruan rrjedha. Dua të shpreh se akan ndjejna njerëzit e vërtet si unë, Sikur arsyeja e muzikës sime që mbetet mister!".

Agresioni fillimisht debutoi me Introducing Anthemë (Duke paraqitur himnin). Më von, Agresioni filloj të bashkpunoj me repera të njohur shqipëtar ku linden shumë projekte të mir pritura me sukses nga publiku. Si përshembull, lidhja me D.M.K në prodhim të kënges Ritm Gangsterash (Gangsta Rythm) e realizuar në vitin 2007, pati një pëlqim te madh nga fansat. Në vitin 2007 Agresioni bashke me reperat K-Lay dhe Bazzuka krijuan grupin muzikor BLOW UP RECORDS.

Shtëpia Artistike "albaSTARs" në bashkpunim me Nesmedia dhe Blow Up Records në vitit 2008 nxjerrin Albumin e parë të artistëve të« albaSTARs, (Ylli Trokitës, Agresioni, Bazzuka, Anonimos dhe K-Lay). Albumi titullohet IMPACT,30 këngë të stileve të ndryshme në zhanrin Hip Hop dhe RnB. Albumi ësht i punuar në Kosovë dhe SHBA dhe pritet me entuziazëm si diqka e re në Hip Hop-in shqiptar.

Në vitin 2009, Agresioni publikon albumin "Punet E Rruges".

Më datë 11 Shtator 2010, Agresioni publikon videoklipin "E Kisha Lan Repin".

Në vitin 2011, Agresioni publikon albumin "Real Nga Natyra".

Në vitin 2012, Agresioni publikon albumin "Punet E Rruges Vol 2".

Më datë 3 Dhjetor 2018, Agresioni publikon videoklipin "I Rralli".

Më datë 25 Gusht 2020, Agresioni publikon videoklipin "Ferizajli Shoki".