Agron Aliu është nga Kumanova por ka vite që jeton në Berlin të Gjermanisë. Zëri i tij dëgjohet dhe prania e tij shihet kudo nëpër koncerte dhe damsa që mbajnë shqiptarët sidomos në Diasporë, pasi ai kërkohet shumë nëpër këto vende. Agroni deri tani në treg ka disa albume, dhe është e vështirë ti dallojë këngët e shumta të tij të cilat ja kthyer në hite, por kujton albumin e parë i cili është bërë në Gjermani nën udhëheqjen e Besiana Shurkri Fetahut. Agroni me dashuri flet për muzikën që e ka pasion nga fëmijëria dhe e këndon me zemër. Ai punon si gjithmonë me kompozitorin Eroll Jakupin ose sic njihet në studion e "Eroll 5". Agroni është i ftuar kudo dhe bën gjithmonë atmosferë duke kënduar "live" në koncerte, mbrëmje apo dhe dasmat të cilat janë të shumta dhe ka që në vitin 2000 që është i pranishëm në skenën muzikore shqiptare.