TEKSTESHQIP
Agron Kanani & Stinët - Ti Smund Te Mbetesh Vegimi Im
Agron Kanani & Stinët
Ti Smund Te Mbetesh Vegimi Im

Muzikën e këngës e kompozoi Edmond Rrapi.
Teksti :: Song Lyrics
Më deshe dikur dhe e dija
se zogjtë e ëndrrave ti zgjova
atëherë unë luaja të çuditurën
të kisha dritë por se besova

Dhe rrodhën
dhe rrodhën mëngjezet
ti ike diku larg në fluturim
dhe vetëm largësinë
më mësoi
se ishe malli im, malli im

Do të këndoj, do të kërkoj
se çastet që jetoj
veç pranë teje
më kanë kuptim

Ti je çdo gjë e bukur që dashuroj
ti s'mund të mbetesh vegimi im

Do të jem, do jem me ty
nuk është refren i huaj
është e vërteta
do të jem, do jem me ty
atje ku spektrin me ngjyra hap jeta

Ohoho, Ohoho ohoho
Ohoho ohoho ohoho
Ohoho ohoho, ohoho

DËRGOI:
Komente 0