TEKSTESHQIP
Biografia
Agron Shele ka lindur, më 07.10.1972, në fshatin Leskaj, Rrethi Përmet. Pas shkollës 8-vjeçare, përfundoi studimet e mesme dhe të larta në Tiranë. Që në moshë të herët ka qënë i apasionuar dhe impresionuar pas letërsisë, rrugë të cilën e bëri lajmotiv të jetës dhe përgjegjësi të zhvillimit intelektual të tij. Është antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, antar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Botës (IWA) me qendër në Ohajo (SHBA) dhe antar i Poetëve Bashkohorë të Globit (WPS), Poets del Mundo, UMEA, etj. Është Kryetar i Bordit Drejtues Galaktika Poetike "ATUNIS" dhe botues i Revistës Letrare Atunis, si dhe Antologjisë Ndëkombëtare Atunis në gjuhën angleze. Proza dhe poezia e tij kanë tërhequr vëmendjen e kritikës letrare, për tematikën psiko-sociale dhe risinë krijuese, dhe si pjesë e mesazhit artistik por dhe individualitetit kreativ të shafqur, është publikuar në shumë gazeta, revista letrare kombëtare dhe Ndërkombëtare, si dhe është përfshirë në antologjitë botërore : Almanak 2008, 2017, WORLD POETRY YEARBOOK 2009, 2013, 2014; The Second Genesis, Artista la confronto (Itali), Keleno (Greqi), Metafora Wspotczesnosci (Poloni) etj. Është fitues i disa Çmimeve Letrare në Itali, Meksikë, Amerikën Latine etj. Ka qënë pjesë aktive e Shoqërisë Civile në Shqipëri duke u trajnuar për menaxhim, projekte dhe lidership nga shumë Fondacione Ndërkombëtare. Është autor i prezantuar me vepra letrare në gjuhën shqipe, gjuhën italiane, gjuhën franceze dhe gjuhën angleze.
Aktualisht jeton në Belgjikë dhe vazhdon me përkushtim publikimin e vlerave letrare universale.

Vepra letrare :
1. Hapat e Klarës (roman)- Shtëpia Botuese "Marlin Barleti, 2003
2. Përtej perdes gri (roman), Shtëpia Botuese "Marlin Barleti, 2006
3. Imazh i rremë (roman), Shtëpia Botuese "Marlin Barleti, 2007
4. Pasazh i pafaj (poezi), Shtëpia Botuese "Marlin Barleti, 2008
5. Kur heshtja flet (poezi), Shtëpia Botuese "ADA", 2018
6. White stones ( poems), Demer Prees (Holland), 2018
7. "RIME SPARSE" (poesie) – Il suono di due voci poetiche del Mediterraneo (Poesie di Agron Shele e Claudia Piccinno), Amazon -2018
8. Ngjyrime universale ( Ese I), Shtëpia Botuese "ADA", 2014
9. Ngjyrime universale ( Ese II), Amazon – 2018
10. La Mia Musa (Poesie) 2019, Libri di Veris in Di Versi Libri ( Italia)
11. Murmure d’ un autre monde 2020 ( AABS – Publishing House)
12. Klisania – Mbretëresha e Liqenit ( Legjenda dhe rrëfime), Shtëpia Botuese "ADA", 2022
13. Harresa e zogjve të erës, Prishtinë, 2023

Botime antologjike:
Bashkëautor dhe mundësuesi i publikimit të Antologjive Poetike Ndërkombëtare, në shqip:

1. Korsi e hapur -1, Shtëpia Botuese "Marlin Barleti", 2008
2. Korsi e hapur-2, Shtëpia Botuese "Marlin Barleti", 2012
3. Pegasiada, Shtëpia Botuese "Marlin Barleti", 2009

Publikime të Antologjisë Poetike Ndërkombëtare ATUNIS

1. Atunis Galaxy Anthology- 2018 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
2. Atunis Galaxy Anthology- 2019 (anglisht), Botues Peter Tase, Lulu. com
3. Atunis Galaxy Anthology- 2020 – Demer Prees – Netherlands
4. Atunis Galaxy Anthology- 2020 – Demer Prees – Netherlands
5. Atunis Galaxy Anthology- 2021 – Demer Prees – Netherlands
6. Atunis Galaxy Anthology- 2022 – Demer Prees – Netherlands
7. Atunis Galaxy Anthology- 2022 – Demer Prees – Netherlands
8. Atunis Galaxy Anthology- 2023 – Demer Prees – Netherlands

Revista Letrare:

1. Atunis Nr (1-2) – shqip, Shtëpia Botuese "Lena Grafik", Prishtinë – 2015
2. Atunis Nr (3-4) –anglisht, Shtëpia Botuese "Lena Grafik", Prishtinë – 2016
Komente 0