>
BIOSHQIP

(1947-2015)

Biografia
Agron Xhunga radhitet nder personalitet e shquar të muzikës së qytetit të Durrësit sikurse janë Shaqir Kodra, Hajg Zaharjan, Enver Qerimi, Ylli Ramzoti e të tjerë emra të njohur të botës së muzikës.

Xhunga që në moshë të re spikati me talentin e tij dhe me instrumentin e dashur fizarmoniken u bë i njohur jo vetëm në skenën e Durrësit por në të gjithë vendin.
Për shumë kohë ai punoi në Shkollën e Mesme “Jan Kukuzeli” të Durrësit dhe vitet e fundit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve të qytetit bregdetar duke mos reshtur se përgatituri koncerte dhe aktivitete si brenda ashtu edhe jashtë vendit. -

Ka ndërruar jete në moshën 68-vjeçare kompozitori I mirënjohur durrasak Agron Xhunga. Artisti vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa homazhet në nder të tij janë zhvilluar pasditen e sotme në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.