TEKSTESHQIP
Aida Doçi - Nina Nana O Evlad
Aida Doçi
Nina Nana O Evlad

Këngën e punoi Kreshnik Avdiu, ndërsa për arranzhimin ka punuar si autor Artan Mezini (Arti Rec).
Teksti :: Song Lyrics
Nina nana,nina na
Nina nana,nina na

Nina nana o evlad,
Qofsh me jet e qofsh me fat
Ty t’rujt Zoti jeta jem
Se je drita e syrit tem

Mbylli syt o jet o drit
Flej se gjumi ty të rrit
Flej se nanën e ki ngat
Ti përjet mu bëfsh rehat

Për qdo ditë uroj si sot
Oj dhurat e t’madhit Zot
Se kjo ftyr nanën e knaq
Për këtë shpirt ty t’kam ilaq

T’kam ilaq evladi jem
U bëfsh drit ti për këtë vend
Ky atdhe hajrin ta paft
Kurr e keqja ty mos t’raft

Këngët e djepit nana këndon
Krejt ma tmirat ti uron
Mbylli syt e flej rehat
Knaqu drit e bëne natë

Bëne nat tuj knaq në gjum
Flej se nana të do shum
Flej e knaqu shpirti jem
T’du ma shum se veten tem

Nina nana,nina na
Nina nana,nina na

Veq me t’mira jeta t’shkoft
Zoti i madh ty të bekoft
Të bekoft i madhi Zoti
Të uroj për jetë e mot

Po t’knon nana kadal-dal
Ja bëfsh nanës zemrën mal
Zemrën mal nanës mja bo
Me suksese gjith me t’pa

E me u knaq ky shpirti jem
Tu i than shih evladin tem
Me u krenu me evlad
Tu bë t’mira ditë e natë

Flej tash nan e u rritsh
E veq tmira gjithmon pritsh
Gjum të amel sikur mjalt
Prej shpirtit po m’dalin fjalt

Këngët e djepit nana këndon
Krejt ma t’mirat ti uron
Mbylli syt e flej rehat
Knaqu dritë e bëne natë

Bëne natë tuj knaq në gjumë
Flej se nana të do shum
Flej e knaqu shpirti jem
T’du ma shum se veten tem

Nina nana,nina na
Nina nana,nina na

Flej me nanën o evlan
Me gjith zemër t’uroj fat
Të uroj evladi jem
Ti je pjes e shpirtit tem

Mbylli syt e flej o xhan
Flej se nanën e ke pran
Flej bë gjum me ëmbëlsi
Flej se nana është me ty

Këngët e djepit nana këndon
Krejt ma tmirat ti uron
Mbylli syt e flej rehat
Knaqu dritë bëne natë

Bëne nat ëtuj knaq në gjum
Flej se nana të do shumë
Flej e knaqu shpirti jem
T’du ma shum se veten tem

Nina nana,nina na
Nina nana,nina na

E ishalla në mëngjes
Me krah hapur ty t’pres
I qel syt tuj t’përqafu
Zemrën nanës tu ja gzu

Kur ti fle un jam me ty
Dua frymarrjen me ta ni
Me t’pa gjumin tu e shiju
Zotin me falenderu

Me të than Zot të falenderoj
Për kët t’mir që e shijoj
Për dhuratën që mke dhan
Ma mundësove me u bo nanë

Me ja dit un t’lumes nanë
Sa dashni që mu m’ka dhan
Sa e sa m’ka uru
Sa mir ka dasht me m’pa mu

Këngët e djepit nana këndon
Krejt ma tmirat ti uron
Mbylli syt e flej rehat
Knaqu dritë e bëne natë

Bëne nat tuj knaq ne gjum
Flej se nana të do shumë
Flej e knaqu shpirti jem
T’du ma shum se veten tem

Nina nana,nina na
Nina nana,nina na

Sa ka nejt nana pa gjum
Sa her m’ka than të du shum
Qysh s’ka mujt rehat me u ba
Pa e dit që n’gjum kam ra

Faleminderit Zot për herë
Që ma qele t’lumen derë
Kur me lutje kam trokit
E jam lut un dit për dit

Dit për dit tu luta ty
I madhi Zot ma fal një fëmij
Mu pranu kjo lutja jem
Solli në jet evladin tem

DËRGOI:
Komente 0