TEKSTESHQIP
Jusra & Ajshel Zykollari - Pranvera Dhe Dallëndyshet
Jusra & Ajshel Zykollari
Pranvera Dhe Dallëndyshet

Muzika e këngës është kompozuar nga Aleksandër Kolshi, ndërsa tekstin e përgatiti Irma Kurti.
Teksti :: Song Lyrics
1.
Nuk e di pse kjo pranverë
më ngjan më e bukur,
ja kumbulla pranë shtëpisë
me lule seç është mbushur.
Plot zogj rrinë mbi degë
më ftojnë me cicërima,
në rrugë rendim ne,
sot jemi me mijëra.

Refreni:
Erdhi pranvera,
dallëndyshet lajme sjellin,
vende, njerëz kanë takuar,
dalim dhe i përshëndesim.
Erdhi pranvera,
po largohen edhe retë,
krahët zgjasin pemët, parqet,
brenda tyre mbajnë foletë.

2.
Çdo ditë me padurim

pas xhamit të kam pritur,
dallëndyshet pranë çatisë
folenë e kanë ngritur.
Ky dimër ish i gjatë
dhe i heshtur shumë,
sot natyra po na qesh,
ka gjallëri dhe zhurmë.

3.
Të shoh në kaltërsi
balonë e bukur,
nga duart ti rrëshqite,
u ngjite lart si flutur.
Në qiell ti fluturo
e lehtë në liri,
dallëndyshet në hapësirë
të bëjnë shoqëri.

VIDEOKLIPE

Komente 0