TEKSTESHQIP
Biografia
Emri i Akon jashtë skene është Aliaune Damala Bouga Time Bongo Puru Nacka Lu Lu Lu Badara Akon Thiam. Ai është një këngëtar, producent dhe kompozitor afroamerikan. Akon kaloi tre vite në burg para se të bëhej i njohur dhe atje zbuloi aftësite e tij muzikore. Më pas, u zbulua nga një producent dhe nënshkroi kontratë me shtëpinë diskografike "SRC Records". Akon u bë i njohur në vitin 2004 me publikimin e albumin e tij të parë, "Trouble", në të cilin përfshiheshin këngët: "Locked Up" , "Lonely", " Belly Dancer (Bananza)", "Pot Of Gold" dhe "Ghetto". Në vitin 2006 hodhi në treg albumin ‘’Konvicted’’, me të cilin u kandidua për tre çmime Grammy si albumi më i mirë R&B, bashkëpunimi më i mirë rap i këngëve "Smack That"dhe "Wanna Love You". Albumi përmbante bashkëpunime me Eminem, Snoop Dogg, Style P dhe T-Pain. Kënga "Smack That" rezultoi një nga me të suksesshmet dhe u ngjit në majën e klasifikimit amerikan. Në shkurt të vitit 2007 hedh në treg linjën e rrobave "Konvict Clothing". Më pas, bashkëpunoi me këngëtaren Gwen Stefani te kënga "The Sweet Escape" dhe bëri remiks këngën "Wanna Be Startin’ Somethin" të Michael Jackson. Në 2 dhjetor të vitit 2008 hedh në treg albumin "Freedom" , në të cilin përshiheshin këngët: Right Now (Na Na Na)", "I’m So Paid", "Beautiful" dhe "We Don’t Care". Albumi u vlerësua platin. Më pas, bashkëpunoi me Lady Gaga dhe David Guetta. Në shtator të vitit 2012 publikon këngën "Angel" dhe e performon në "Victoria’s Secret Fashion Show". Në nëntor të 2013-ës publikon këngën e tij më të re, "So Blue".
Komente 0