Biografia
Kam ndjekur arsimin fillor në shkollën “10 Korriku”, Tiranë. Arsimin 8-vjeçar në shkollën “Shyqyri Peza”, Kombinat, Tiranë, dhe arsimin e mesëm në shkollën profesionale teknologjike “Drit Çaushi”, Tiranë (sot Hoteleri-Turizëm). Studimet e larta i përfundova në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Nuk vij nga fusha e letërsisë, por poezinë e përdor si një mjet për të nxjerrë jashtë ndjenja dhe mendime që kërkojnë të shprehen. Poezia ime karakterizohet nga një gjuhë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, por edhe alegorike, që i drejtohet publikut të gjerë, pa dallim moshe apo gjinie. Ajo prek fusha të ndryshme të jetës, nga tematika e përditshme deri tek ajo universale, duke lënë hapësirë për interpretim personal.
Qëllimi im është që, përmes poezisë, të ndaj përvoja dhe emocione që nxisin reflektim, pa synimin për të diktuar një mendim apo një perspektivë. Poezitë e mia mund të flasin për gjithkënd, në një mënyrë ose në një tjetër. Kush gjen veten në to, është i mirëpritur t’i përqafojë. Kush jo, le t’i shijojë thjesht siç janë.
Kushdo që lexon këto poezi është i ftuar të ndajë komentet e tij, qoftë për poezitë në tërësi, qoftë për secilën veçmas. Çdo vlerësim pozitiv më nxit për më shumë krijimtari, ndërsa kritikat më japin mundësinë të reflektoj dhe të përmirësohem.
Faleminderit çdo lexuesi që tërhiqet nga emri dhe poezitë e mia, dhe bëhet pjesë e përvojës së tyre.
Kontribuan: