>
LETERSISHQIP

Dita E Çlirimit

-I-
29 nëntori
është një ditë e madhe
Çlirimin na kujton
kjo datë lapidare

-II-
Nuk ishte e lehtë
por shumë e vështirë
Sa jetë që u dhanë
për të sjellë lirinë

-III-
Lirinë askush s’ta fal
por duhet ta fitosh
Çmimi i lirisë
është gjaku dëshmor’

-IV-
Për ne ju o dëshmorë
jeni frymëzim
Që kurrë më armiku
mos shkelë vendin tim

-V-
Lavdinë që i dhatë
kësaj toke të bekuar
Brezat që do vijnë
s’kanë për ta harruar.

Më shumë nga Alban Kënuti