>
LETERSISHQIP

Dita E Pavarësisë

-I-
Vjeshtë e III-të e ‘12-ës
plaku i urtë, i bardhë, i Vlorës
Ngriti flamurin e Pavarësisë
t’i japë shtet Shqipërisë

-II-
Burra të mençur, trima, luftëtarë
që nga jugu në veri
Firmosën Kartën e Shenjtë:
“Deklaratë për Pavarësi!”

-III-
Se ky vend, kjo tokë arbërore
boll duroi për 500 vjet
Çizme e huaj, çizme pushtuesi
që na kishte lënë pa shtet

-IV-
Qeveria e Ismail Qemalit
hodhi rrënjët e shtetit tonë
Ai shtet që sot kemi
sot e përgjithmonë

-V-
Të festojmë së bashku
mbi një shekull Pavarësi
Mijëra vite të urojmë
o e shtrenjta Shqipëri.

Më shumë nga Alban Kënuti