TEKSTESHQIP
Alban Nimani - Vjollcat
Alban Nimani
Vjollcat

Melodinë dhe tekstin e kreu Violeta Rexhepagiqi, teksa autor i orkestrimit është vetë këngëtari. Ky material finalizohet dhe vjen i përpunuar mjaft mirë me videoklip, i cili është publikuar më 16 Prill 2021.
 Kjo është kënga "Vjollcat" e këngëtares Violeta Rexhepagiqi, e ripërpunuar dhe kënduar nga Alban Nimani. Me këtë ripërpunim & video modeste të realizuar nga: Alban Nimani, Lum Çitaku, Armend Smajli, Tristan Halilaj, Dardan Ibrahimi, që shfaqet në një vjetorin e vdekjes së artistes, përkujtojmë dhe shprehim mirënjohje për kontributin e Violetës në skenën kulturore dhe alternative!

Teksti :: Song Lyrics

Asnjë fjollë o asnjë fjollë s’na ra në dorë
Nuk na ra në dorë asnjë fjollë
Ai që në mjegull flet nuk na takoi
Ujë të tij s’kem pi asnjë pikë

As drenushat n’rrugët tona si kanë gjetë
Jo nuk i kan gjetë, mbetëm vet
Lulë vjollcat nuk i këputëm, vjollcat jo
Nuk i ngucëm jo, si prekëm dot

Falë zotit vetëm u deshtëm shumë
Falë zotit veq shpirtat tonë dy
Falë zotit asgjë nuk kem shkatërru
Falë zotit vetëm u ndam ne - të dy

Unë e ti nuk ishte krim, ti
Unë e ti, vjollcat po ndinë pa viollë e violinë
Unë e ti nuk ishte krim, ti
Unë e ti, vjollcat po ndinë pa viollë e violinë

Pa viollë e violinë, pa viollë e violinë
Komente 0