TEKSTESHQIP
Alban Skënderaj - Faleminderit
Alban Skënderaj
Faleminderit

Ky krijim muzikor është sjellë në ekranet tona i plotësuar në sferën vizuale me anë të një videoklipi, produksionin e të cilit e përgatiti Talelli Production. Videoklipi u publikua me datë 1 Mars 2019. Autor i vijës melodike dhe autor i tekstit rezulton të jetë vetë artisti, teksa për produksionin audio janë kujdesur së bashku në studio Lorenc Aliaj (Avaxus) & Alban Skënderaj.
Teksti :: Song Lyrics
Prapë më sollen këmbët tek ti
Kjo është hera e fundit që vij
Nuk mund ta kthej
kohën unë pas për ne të dy
Se ti më ke dhënë me qindra mundësi
të kam lodhur zemër, e di
nuk do ti shoh,
nuk do ti puth më sytë e tu

Por qenka e vështirë të thuash lamtumirë
pa e kthyer kokën pas më asnjëherë
më dhe aq shumë vërtetë
sa do mjaftonte për 1000 vjet
dhe tani pa ty asgjë nuk ka më vlerë

REF.:
Faleminderit, Faleminderit
Për çdo çast
dhe çdo frymëmarrje që më dhe
Faleminderit, Faleminderit
Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le
aty ku... ku... ku më le
aty ku... ku... ku më le

Dukesh kaq e lumtur tani
gati dukesh tjetër njeri
Nën cilin qiell,
nën cilin diell merr energji?
Zemër jam vërtet i lumtur për ty
dhe pse s'më lexohet në sy
ti buzëqesh, unë i gëlltis lotët e mi

Por qenka e vështirë të thuash lamtumirë
pa e kthyer kokën pas më asnjëherë
më dhe aq shumë vërtet
sa do mjaftonte për 1000 vjet
dhe tani pa ty asgjë nuk ka më vlerë

REF.:
Faleminderit, Faleminderit
Për çdo çast
dhe çdo frymëmarrje që më dhe
Faleminderit, Faleminderit
Do më gjesh gjithmonë aty ku ti më le
aty ku... ku... ku më le
aty ku... ku... ku më le
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 1