TEKSTESHQIP
Alban Skënderaj - Mbretër Pa Kurorë
Alban Skënderaj
Mbretër Pa Kurorë

Autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë këngëtari, teksa për produksionin audio është kujdesur në studio Lorenc Aliaj (Avaxus).
Teksti :: Song Lyrics
Rrimë tërë ditën qajmë halle
Thashetheme mëhalle
Shkojmë në club hedhim valle
Zor me qenë më mirë se ne

"Llafologë" me xhaketa
Në pazar e "Vërteta"
Shpirt e sy nga kuleta
Zor me qenë më mirë se ne

"Fendi, Dolce, Gucci, Lui e Prada"
Qajmë në shpirt por e shenjtë është fasada
Hedhim llotari nëpër ambasada
Zor me qenë më mirë se ne

Fajin tjetrit, kurrë gishtin nga vetja
Der tek dera e shtëpisë ndalet jeta
Krenarinë s’e thyen as e vërteta
Zor me qenë më mirë se ne!

Zor!
Se jemi "Mbretër pa kurorë"
"Pashallarë" e "Perandorë"
Peng të dramës "Regjizorë"
Zor! Zor!

Kemi ëndrra të shtrenjta
Duam zgjidhje të shpejta
S’bëjmë ne zor për të drejta
Zor me qenë më mirë se ne

Me te fortë, me legjenda
Me Kanun, me Berreta
Për një fjalë ikën jeta
Zor me qenë më mirë se ne

"Lucky", "Gotti", "Pablo", "Toni Montana"
"Mos e dhentë Zoti" të aspirojmë për "Einstein-a"
Me njëmijë halle por në ëndrra "Sulltana"
Zor me qenë më mirë se ne

Fajin tjetrit, kurrë gishtin nga vetja
Der tek dera e shtëpisë ndalet jeta
Krenarinë s’e thyen as e vërteta
Zor me qenë më mirë se ne

Zor!
Se jemi "Mbretër pa kurorë"
"Pashallarë" e "Perandorë"
Peng të dramës "Regjizorë"
Zor! Zor!

DËRGOI:
Rryma muzikore
Pop
Renditja
Top 200
Komente 0