TEKSTESHQIP
Alban Skënderaj - Margaritar
Alban Skënderaj
Margaritar
(Feat. Elgit Doda)

Komponimin dhe tekstin e punoi vetë këngëtari, teksa kënga vjen e kompletuar në studio nga Elgit Doda. Për të na bërë të shijojmë edhe aspektin viziv, ky projekt është lansuar si dhuratë tek publiku i punuar në aspektin vizual me anë të një klipi muzikor, produksioni i të cilit është përgatitur nga Tatamata. Kjo premierë është transmetuar me datë 29 Gusht 2025 dhe krijoi një atmosferë të këndshme tek shikuesit.

Teksti :: Song Lyrics

Ngrije kokën lart moj zanë e malit
Lotët derdhi ar
Mos të rëntë ajo kurorë prej ballit
O Margaritar
Se je lule që s’të shteron era
S’vyshkesh dhe njëmijë pranvera, jo
Ti mos e harro

O se si ty nuk ka
Jo, jo si ty nuk ka
Sa do me prit ti, edhe sa

O çeli sytë me pa
Ti çeli sytë me pa
Se Zoti krejt, o krejt ti dha

Ndaj vazhdo ndrit ti përmbi fusha e male
Përmbi diell edhe shi
E me dhimbjen hidh valle, kthe dolli

Ngrije kokën lart moj zanë e malit
Lotët derdhi ar
Mos të rëntë ajo kurorë prej ballit
O Margaritar
Se je lule që s’të shteron era
S’vyshkesh dhe njëmijë pranvera, jo
Ti mos e harro

Thuj, sot du me dal, sot du me pi
Erdhi dita me u cu, mi dhonë vetes dashni
A ke ti, ke ti sy me i thonë qiellit po t’shof
A ke ti, ke ti zo mi thonë botës “f..k off”

Yjet nalt moj Zanë, yjet nalt moj Zanë
A ke ti sy me pa yjet nalt moj Zanë
Një si ti e meriton veç atje nalt me kon përjetë

Ndaj vazhdo ndrit ti përmbi fusha e male
Përmbi diell edhe shi
E me dhimbjen hidh valle, kthe dolli

Kontribuan:
Giselda Fanse e Alban

VIDEOKLIPE

Komente 0