Eldës
Nuk na lidhin fijet
e kalbura të kësaj bote.
As ëndrrat në netët kur
na flihet.
As trupat,
prej kocke, prej mishi...
as premtimet që burojnë
nga goja ime-goja jote,
e as unaza: barra e rëndë
që mban gishti.
Na lidh diçka tjetër
më e përbotshme:
Shpirti...
- poezi nga Alban Tartari
Më shumë nga Alban Tartari
Komente mbi këtë krijim
{{uname}}