>
LETERSISHQIP

Dështimi

Ne, burrave
Ne pushtuesit... u thyem!
para mureve - kështjellë
të zemrës së gruas.
Secili vjel atë që mbolli.
Atë s'mund ta blesh,
Atë s'mund ta huash!
Tani mbi gërmadha mbetëm,
se pushtimi i gruas,
është i vështirë, sa pushtim' i Stambollit,
dhe pushtuesi, një, i vetëm!
Ne pushtuesit... Xhingiz Khanë,
fitimtarë të dështuar,
që koha piramida kafkash na mbolli.
Gazeta ``Illyria`` 6 dhjetor 2001