>
LETERSISHQIP

Tokë

Turbulencë në avion diku mbi Bullgari
Një copë tokë kërkoj
Tek shpendërisht
Qiejsh rrëshqas mbi retë.
Një copë tokë!
Kolomb udhëhumbur
Mes grushta dallgësh në det.

Një copë tokë,
Të zbres,
E aty të vdes.
09.05.2002