>
LETERSISHQIP

Nëse Je Vlorë...

Nëse ti
je akoma Vlorë,
nëse buzë e flokë
të bien ende erë limoni
je deti
ku dje u mbyt një i gjorë
je e thellë
e më ndjell...si Joni.

nëse unë
jam ende larg
teksa
mbytem në dete të tjerë
dete jabanxhinj,
nëse letrat nuk të vijnë
më varg
dhe loti syrin lag
për mua
për vete...ndiz dy qirinj.

rrobëzezë mos u vish,
mos mbaj zi... do vij
një ditë si dallgë Joni
sigurisht nëse je ende Vlorë
nëse ballë e vetull
bie erë limoni...