>
LETERSISHQIP

Bejte Për Menekshenë

"Inxhi, thashë, të qëmtoj nga deti,
Dhe lule të mbledh në çdo fushë,
Dhuratë e fisme poeti,
Rruazare t'i shkoja në gushë..."
- Vehxhi Buharaja


Menekshe, u thafsh nga bryma e marsit,
nga dëbora që petalet t’i gris,
se dëgjove fjalën e mua të varfrit,
të rrije pranë meje në një kënd të shtëpisë.

Menekshe, ta humbtë bukuria,
Nëpër pellgje, nëpër fusha, nëpër gurë,
e kurrkund mos të pjektë dashuria,
as sot, as mot, as kurrë.

Menekshe, kthehu pa të zënë mallkimet,
që bora petalet mos të t'i grisë,
Bryma e marsit mos ta ngrijë zemrën time,
Të ngrohemi të dy në zjarr të dashurisë.