TEKSTESHQIP
Biografia
Albana Muja u lind më 02 nëntor 1988 në Mitrovicë. Ka mbaruar studimet postdiplomike master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në Drejtimin e Dramaturgjisë

Është autore e disa dramave dhe skenarëve për filma metrazhesh të ndryshme.Dramat: „Njohja“, e inskenuar në skenen e vogel të Teatrit Kombëtar, “Nori“e inskenuar në teatrin e Mitrovicës. Ndërkohë drama për fëmijë “Nori” është botuar nga Multimedia në vitin 2011. Drama “Komedi e Kuqe” e botuar në vitin 2015 nga shtëpia botuese Parnas, ndërkaq e inskenuar në vitin 2018 në teatrin Muharrem Qena në Mitrovicë. Drama “Tango” e inskenaur në vitin 2019 në teatrin Dodona. Ka qenë gazetare për 3 vite në Gazetën Express, duke mbuluar kështu rubrikën e kulturës, kryesisht teatrin dhe filmin. Po ashtu për rreth një vit ka mbuluar kulturën në revistën „Select“.

Skenariste dhe konsulente në disa seriale televizive, të shfaqur në televizionin publik RTK si dhe në TV tjera, në pesë vitet e fundit! Asistente në lëndën “Dramatizim dhe shfaqjet me kukulla” në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë 2019.
Komente 0