Biografia
Është gjithashtu autor i disa monografive historiko - kulturore dhe i shumë studimeve etnologjike dhe antropologjike.
Pas përfundimit të studimeve të larta në Tiranë, ka punuar në ushtri - oficer karriere dhe në arsim - mësues letërsie në shkollë të mesme. Në rrafshin profesional, është diplomuar në fushën e Bibliotekonomisë në Tiranë, ku ka vijuar studimet e thelluara si katalogues dhe bibliograf në Tiranë dhe Maribor (Slloveni).
Ka punuar në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, përgjegjës i Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi” dhe Botimeve të këtij institucioni për një periudhë çerekshekullore, deri sa doli në pension më 23 Mars 2025.
Ka fituar gradën shkencore "Master i Shkencave për Etnologji e Folklor", Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimeve të Artit, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.
Ka marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ka mbajtur kumtesa dhe ka botuar artikuj shkencorë si autor, autor i parë apo bashkautor.
Ka botuar Bibliografinë e botimeve libra të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë (1994-2006), Pj.1, si dhe pj. 2 (2006-2023).
Është autor i tekstit të Himnit të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, kompozuar nga Artur Dhamo “Mjeshtër i Madh”, interpretuar nga Kori i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë me rastin e ceremonisë së 30 - vjetorit të Universtitetit të Vlorës.
Është përfshirë në Antologjinë e Tregimit të Zgjedhur të Autorëve Vlonjatë, në Antologjinë e Poezisë së Zgjedhur Vlonjate, në Antologjitë për Vlorën, për Detin, për Naimin, për Shën Terezën, për Dritëroin, në antologjitë e poezisë shqipe me tematikë të “Muzgut”, në Antologjinë me Poezi Shqipe “Lotët e virgjër” (“Virgin Tears”), 2012, anglisht Londër, në Antologjitë letrare "Shtigjeve të Vendlindjes: me krijuesit e Himarës", në antologji të poezisë shqipe dhe të poezisë botërore, etj., i përktyer në italisht, rumanisht, anglisht, kinezisht, gjermanisht, etj.
Është bashkëpërgatitës dhe bashkëredaktor në përmbledhjen poetike (antologjinë) “Frymëzim mbi dallgë: vargje nga poetë të Vlorës në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut” (2024) etj.
Shumë krijime e poezi të tij, sidomos portrete, përkushtime, këngë gëzimi apo këngë të përvajshme, janë përfshirë në libra të autorëve të ndryshëm vlonjatë dhe të vendit.
Është “Ambasador i Paqes”, me misione mirësie, urtësie e qytetarie, për emancipimin e shoqërisë, vendin e merituar dhe rolin e duhur të femrës, vajzës, gruas, nënës, gjyshes në familje dhe në shoqëri, sidomos për shembullin dhe dinjitetin e familjes.
Aktualisht është kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Artistëve: “Petro Marko”, Vlorë. Është redaktor dhe recensues i shumë librave të autorëve të tjerë, ndihmon talentet e reja, veprimtar shoqëror, aktualisht kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe të Artistëve: “Petro Marko”, Vlorë.
Është drejtues artistik dhe poeti kryesor i teksteve të Grupit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” - një grup unikal në polifoninë femërore, i vetmi në Labërinë e Vlorës që këndojnë këngë labe dhe hedhin valle të kënduara sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht.
Është vërtet një nga vlerat e rrënjës së tij grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, jo vetëm si ndihmesë kulturore për vendlindjen e Albertit, jo vetëm për gratë, vajzat, nënat, mbesat, bijat, nuset tërbaçiote, por për mbarë femrën vlonjate, labe, shqiptare, sepse ende shoqëria jonë është shkëmbore e thepisur.
Në rrafshin e studimeve dhe botimeve:
Ka mbi 20 vjet që merret me përgatitjen për botim të studimit libror "Shkrimtarët vlonjatë dhe roli i tyre në letërsinë shqipe" Pj.1, ku përfshihen 20 vështrime letrare dhe ligjërata të autorit, renditur sipas kriterit kronologjik për shkrimtarët e poetët e shquar Ali Asllani (28.11.1884-20.12.1966), Petro Marko (25.11.1913-27.12.1991), Shevqet Musaraj (27.04.1914-1983) dhe Fatos Arapi (19.07.1930 -11.10.2018); për dy autorë të mirënjohur të publicistikës letrare: Halim Xhelo Tërbaçi (1884-7.02.1937 dhe Eqerem Bej Vlora (1.12.1985-25.05.1964); për shkrimtarë e poetë të tjerë të Vlorës, që njihen për ndihmesën e tyre letrare si: Kudret Kokoshi (18.09.1906-26.04.1991), Isuf Luzaj (21.02.1913-25.11.2000), Andrea Varfi (21.02.1914-18.09.1992), Aleks Çaçi (15.08.1916-23.-02.1989), Nexhat Hakiu (20.06.1917-18.06.1978), Spiro Çomora (31.01.1918-16.04.1973), Nermin Vlora Falaschi (18.04.1921-28.11.2004), Ferhat Çakërri (04.05.1929-22.04.2001), Odise Grillo (21.03.1932-24.09.2003), Minush Jero (27.06.1932-22.03.2006), Duro Mustafaj=Avdurahman Bashaj (21.02.1933-22.12.2019), Miliano Stefa (16.08.1933-2012) dhe Skënder Hasko (2.03.1936-4.02.2014).
Të gjitha profilet letrare autori i ka botuar në gazetën "Tirana Observer" (2015), po ashtu firma e tij ka lënë gjurmët e veta të dukshme në gazeta të tjera qendrore si "Telegraf", “Dita”, "Republika", “Sot”, Koha jonë”, “Gazeta Shqiptare”, “Ballkani”, “Rrënjët/ Le radici”, etj. apo portale online si "Dielli", "Fjala e Lirë", "VOAL", "Dituria", "Zemra shqiptare", “Albspirit”, Gazeta Destinacioni”, "Bota sot", “Atunispoetry”, "Arbëria News" etj. Gazetat me shkrimet në fjalë ruhen në arkivin vetiak të autorit, gjithashtu në Bibliotekën Kombëtare, ku është bërë dhe përshkrimi bibliografik i artikujve nga specialistët e fushës.
Deri më 24.10.2024 në katalogun e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë gjenden 277 regjistrime bibliografike të autorit Albert Habazaj, të cilat përditësohen.
BOTIME TË AUTORIT
Libra me poezi:
1- “Stina e vajzave” - 1994
2 - “Nata me hënë” - 1996
3 - “Buzëqeshje të grisura” - [1999]
4 - “Penët krehin dallgët”, (bashkautor) - 2005
5 - “Mërgata e Luleve” - 2006
6 - “Trëndafili s’pritet me një stinë hëne”, (bashkautor) - 2007
7 - “Ujku i marsit në internet” - 2008, (ribotim, 2010, 2012)
8 - “Dhembin degët e shqyera” - 2015
9 - "Republika e vargjeve" = "Republica versurilor", (shqip - rumanisht) Bukuresht - 2018
10 - “Nektari i dashurisë” = “Nectarul lubirii” (bashkautor me poeten rumune Lilia Manole), Bukuresht - 2021 (ribot. Vlorë, 2021)
11- “Princi dhe Perla e Gjyshit”: vjersha për fëmijë - 2021
12 - “Princeshat dhe Princi”: vjersha për fëmijë - 2023
Monografi:
1 - “Hysni Lepenica” - 1996
2 - “Pëllumbi i Çikës” - 2002
3 - “Antologji trimërie” - 2003
4- “Një burrë i bardhë” - 2004
5 - “Tokë e spërkatur me gjak”, (bashkautor) - 2005
6 - “Shkëlqim i trishtuar” - 2005
7 - “Psherëtimat e Jonit”, (bashkautor) - 2007
8 - “Kujtim Peçi, intelektual i shquar erudit ” - 2010
9 - “Përkëdhelim një ëndërr”, (bashkautor) - 2011
10 - “Tahir Hoxha i Tërbaçit” - 2013
11 - “Çinojt në rrjedhat e kohës” - 2014
12 - “Ëndrrat e Artit” - 2015
13 - “Çifti i bardhë” - 2020 (ribot. 2022)
14 - “Fryma e dritës”, (bashkautor) - 2024
Monografi shkencore:
1 - “Botime të pedagogëve të Universitetit “I. Qemali” të Vlorës: Bibliografi”, [Pj. 1] 1994 - 2006
2 - “Lufta e Vlorës - Historia në Epikën historike” - 2013, [2015]
3 - “Lufta Kombëtare e Vlorës - Historia në Epikën historike” - 2020 (ribot. 2021)
4 - “Bibliografia e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë: Tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Pjesa II (për periudhën 2006-2023)
5 - "Shkrimtarët vlonjatë dhe roli i tyre në letërsinë shqiptare: pjesa 1: tradita letrare në Vlorë”, 2025.
6 - “Buçet kënga labe. Festivali Folklorik, Drashovicë, 2018”, 2025
7 - “Shqiponjat e Tërbaçit”: Visare folklorike - Shqipet lart e malet rrotull (Këngë e valle labe sipas stilit muzikor të Tërbaçit në variantin grarisht) - në proces botimi
Vlerësime:
1. “Personalitet i Shquar i Labërisë”, Tiranë, 20.11.2013:
2. “Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorë”, Vlorë, dhjetor 2022;
3. “Çertifikatë Mirënjohjeje” nga Federata e Paqes Universale, 25.07.2025
4. “Nderi i Shoqatës Kulturore - Atdhetare “Cakrani”, 4.12.2025
5. “Nderi i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, 4.12.2025
Kontribuan:
Albert Habazaj