TEKSTESHQIP
Biografia
Këngëtari nga Prizreni, Albert Radi, vazhdon të befasojë të gjithë. Alberti, përndryshe njihet edhe për mbrëmje karaokesh në qytetin e Prizrenit, duke krijuar atmosferë të zjarrtë para publikut prizrenas së bashku me Gerta Saramatin. Ai pritet që të jetë njëri prej talenteve që do të tentojë të këtë zërin më të mirë në Gjermani. Ai nëpërmes një fotografie në snapchat ka treguar se shumë shpejt pritet që të jetë në mesin e këngëtarëve që do të këndojnë në spektaklin "The Voice Germany" që pritet të mbahet këtë vit. Ndryshe, Radi ka edhe disa këngë të realizuara në Kosovë në gjuhën shqipe. Ai është një këngëtar që këndon kryesisht "live" dhe vazhdimisht merr kritika pozitive për mënyrën se si i interpreton ai këngët.
Komente 0