>
LETERSISHQIP

Petagogu

Iahte pasdite e së shtunës. Sa zbrita nga autobusi, gati u përplasa me një burrë me mustaqe. Atijë i ranë nga duart ato që mbante dhe unë ia mora për ta ndihmuar. Ishin një tufë ksistosh (gërvish të fitosh). Sa herë e kisha parë atë burrë me mustaqe? E sa herë më ishte shmangur?... Kur ngrita kokën shtanga. Mu tek sytë e mi kisha petagogun e shkollës së lartë …Edhe ai më njohu, por nuk e dha veten.

Ishte ligur e plakur mbi moshën …Kapelja e mustaqet sikur i kishin vënë një maskë të përtej jetës së shkuar…

Ai ishte petagogu më njeri e më i përgatitur i fakultetit …Dhe unë dikur student i tijë …

U pamë sy më sy dhe nuk mund të flisnim...Atë e kishin larguar si të paaftë nga puna, sic shkruante një gazetë e atyre ditëve...Dhe paaftësia e e tij ishte e qartë për ne që e njihnim: Ai nuk dinte të lëpihej pas këmbëve të karrikes së dekanit e nuk mbante në fytyrë maskë hipokriti...

Por tashti sikur kishte vënë maskën e harresës së të qenit... Sytë e tijë kishin dhimbje më sumë se hall...” I nderëshmi fyerjen nuk e duron, dot po varfërin e e duron...”, na thoshte petagogu dikur... Edhe tashti sytë e tij ato fjalë sikur thoshnin...