>
LETERSISHQIP

Taulanti

Tek po bisedoja me pronarin e kioskës ku shiten gazetat (Athine), një djalë aty tek të dhjetat, i drejtohet z. Jani me një greqishte të pastër, që e folura e tijë fëminore i jepte një ëmbëlsi tërheqëse...

-Ju lutem keni fjalor greqisht-shqip?

Z.Jani e pa me kureshtje nga koka tek këmbët, në lartësinë e tij të vogël dhe iu përgjigj:

-Po kemi!

-Ju lutem më jepni një fjalor –dhe nga xhepi nxorri një monedhë njëmijëshe.

Z.Jani mori nga rafti fjalorin dhe e pyeti djalin :

-Doni të mësoni gjuhën shqipe?

-Unë shqiptar jam – buzëqeshio djali.

-Po shqip a dini?

-Si nuk e di gjuhën time?!- po fjalori di më shumë se mua – foli djali dhe qeshi ëmbël...

-Nga jeni?- e pyeta unë, pa e menduar pyetjen.

-Jam nga Durrësi dhe Taulant e kam emrin- mu përgjigj djali me një shqipe që të kënaqte shpirtin...