TEKSTESHQIP
Biografia
Lindi në qytetin e Kavajës ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin Aleksandër Moisiu.
Studimet e larta i kreu në fakultetin ekonomik në degën Ekonomia dhe e drejta.
Studimet Master i kreu në Universitetin e Tiranës,Fakulteti i Drejtësisë,dega Eu Business Law.
Trajnime dhe programe studimi brenda dhe jashtë vendit.

Albi Lushi është vlerësuar me çmime nga disa prej Klubeve Letrare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni,Mal të Zi,Rumani etj. Çmimi "Lasgush Poradeci "në Netët Korçare të Poezisë në Korçë(2019), çmimin e parë në festivalin mbarëkombëtarë "Pranvera poetike durrsake " zhvilluar në Durrës (2017), "Çmimin e Parë " në festivalin mbarëkombëtarë Shoqata mbarëkombëtare "Bytyçi ",Tiranë-Prizren 2018. Çmimin " Special " në " Netët Korçare të Poezisë (Internacional Festival) 2021. Në Prizren nderohet me çmimin " Kalaja e Prizrenit" 2020.
Çmimi i parë në”Takimet ndërkombëtare Azem Shkreli” Rugovë (2024). “Rezistenta prin cultura” Lasi Rumania,çmimin e dytë “Fjala poetike”2024 etj.
Pjesëmarrës në konkurse të zhvilluara në Itali,Francë,Gjermani,Rumani me poezi të përkthyera në gjuhën angleze dhe vendase ku ka marrë vlerësime të jurive të huaja.
Shumë nga poezitë e autorit janë pjesë e antologjive dhe revistave më të nderuara kombëtare në Shqipëri, Kosovë,Itali,Rumani etj.
Poetë,shkrimtarë dhe studiues të tillë si Dritëro Agolli,Agim Doçi,Skënder Rusi,Zija Çela,Xhevahir Spahiu,Shaban Sinani(Akademik) etj.kanë vlerësuar krijimtarinë e poetit Albi Lushi si pasardhës dhe trashëgimtar i penave më të ndritura shqiptare,për nga stili, larmishmëria dhe filozofia e mesazheve universale.
Gjithashtu Z.Albi Lushi është vlerësuar nga Federata Universale e Paqes me titullin "Ambasador për Paqen " për kontributin e tij në perçimin e vlerave më të larta njerëzore.
Albi Lushi gjatë këtyre viteve ka qenë pjesë aktive e politikës lokale,gjithashtu i zgjedhur nga populli Kavajas në vitet 2011-2015 Anëtar i Këshillit Bashkiak Kavajë
Drejtues në disa institucione administrative.
Në Kongresin e datës 24 tetor 2020 të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë LSHASH zhjidhet Sekretar i Përgjithshëm e më vonë drejtues i saj.
Gjatë viteve të fundit është përfshirë në mësimdhënie si pedagog i jashtëm në disa universitete private në Shqipëri.
Libri i parë është përmbledhja me poezi "Gjysma ime ngeli peng" në vitin 2015.
Libri i dytë përmbledhja poetike " Dhimbje në kohët e foljeve" 2019
Libri i tretë me poezi " Shën Dashuronte" 2022 nga Albas