A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Trishtim

Pas Vdekjes

Kur te me shihni qe kam vdekur
Thuajani kenges pas gjel kendezit
Me uri s'do ha buken e thekur
S'do pi as kafen e mengjesit.

Pas vdekjes sime mos derdhni lot
E nese qani, dua lot gezimi
Une jam i lumtur qe s'jam ne kte bote
Se lashe mbi toke ca gjurme kujtimi.

Kur te kem vdekur, ca do me shajne
Shume qe me deshen do te lendohen
Servilet do me qeshin, miqte do me qajne
Ata qe s'me deshen do te pendohen.

Ne funeralin tim do bjere shi
Do ngrijne pemet, do beje shtrengate
Do shkunde termeti, qamet i zi
Do zhduket dita,do behet nate.

S'do kete hipokrite ne vdekjen time
Si ato urimet ne raste festash
Do kete ciklon, shi e gjemime
Si djalli temjanit, pas skutash, cepash.

E nese toka do jete plot balte
E merrni dheun te futur ne traste
Do me ngjajne goditjet si qypa me mjalte
Kur te me thoni, "ndjese paste"!

Ah kur te vdes, do vdes i lumtur
do kendoje hoxha e do beje moral
do mendoni se ne dhe' kam humbur
kur te mbushet gropa, te behet mal.

Me fytyra te vrenjtura do te largoheni
Me doren ne zemer, shpirtin e krisur
Dhe cdo agim kur ju te zgjoheni
Do mendoni se ju kam braktisur.

Dhe albumin kur ta shfletoni
S'do kete tjere si une te ngjashem
Te thinjtat floke si llambe neoni
Do shndrijne mbi trupin tim te pashem.

Do me lexoni me mall e kujtime
E s'do vereni qe eshte bere nate
Me strofat e mia do beni urime
Njerezve te dashur, librin dhurate.

Te tjere njerez do me kopjojne
Kur i flisja popullit neper podiume
Fjaleve si shkemb asgje s'do u shtojne
Ne kohe zgjedhjesh a referendume.

Emrit tim do i ndrisin vlere
Ata qe pata kundershtare
Ne qytetin ku kam lere
Do ngrihen buste e lapidare.

Ne testamentin e vdekjes sime
Nje amanet do e le me goje
Mbi varrin tim s'dua shume shkrime
As mermere, vec nje rrase me boje.

Isha kavajas me babe nga Dibra
Nuk desha nam, s'kerkova leke
Hiqmani dheun, mbulomeni me libra
T'me duket varri si biblioteke.

Kur te afroheni do flisni percart
Do shqyeni syte, akoma te pabindur
Kapur pas librash do ngjitem lart
E do shihni qe kam rilindur

Pastaj do bindeni qe nuk kam vdekur
Do i shkoj avazit gjel kendezit
Me uri do ha buken e thekur
Dhe do shijoj kafen e mengjesit.

- poem written by Albi Lushi


Choose star rating

Rating:  3.8 / Votes cast:  4





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019