Kavajës

Nën këtë qiell e mbi k'te tokë
Ku shndrit' dielli plot uzdajë
Pemë e gurë I bëra shokë
Mallin tres te ti Kavajë.

Bukës tënde në gjunjë i falem
Valë e detit të jep hije
Eci pak e rishtas i ndalem
Zotpërmendures" Kubelije".

Linda k'tu, ti me dhe emër
Jap dhe jetën veç ma lyp
Bujarinë e mbruj ne zemer
Jam kavajs, jam biri yt.

Jam I yti kudo që shkel
Vula ime mban kodin tënd
Keq më vjen për kush e mjel
E I bijnë" hasha" në tjetër vend.

Rrënjet tua stërgjyshore
Janë dëshmi për mijra mote
Lavdinë tokës arbërore
Ja dhuron mikpritja jote

Ky është vend që e bekoi Zoti
Islam e Krisht i beri mik
Mallkimi yt fuçi baroti
Diktaturës i tha: - ik.

Bujarinë e mbruj në zemër
Jam kavajs,jam biri yt
Linda k'tu, ti me dhe' emer
Jap dhe jeten, veç ma lyp.

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2