Tema: Poezi Për Shoqerinë

Miqtë

Ndodh që shpesh të gjendemi në udhëkryqe
Si polic trafiku,a ndofta semafor
Të shohësh majtas-djathtas,i vetëm si qyqe
Kur shpresat të shuhen si yjet meteor.

Dhe gjendesh i pambrojtur mes ndotjes në trafik
Në turbullinë mendimesh,pa t'vetmin sihariq
Do të ikësh larg,por këmbët s'bëjnë me ik
Sheh kush ndodhet pranë,kërkon shokë e miq.

Në vorbullën e dilemave sërish i huaj mbetem
"Në djall edhe ëndrrat",nuk dua të fle gjumë
Për halle dhe në jetë ne lindim të vetëm
Rreth sofrës mbushur plot kemi "miq" shumë.


22 Mars 2016

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.8 / Votuan:  10