Në Pjatën E Urisë

Në pjatën e zbrarur ngopet uria
Duar që shtrihen e asgjë nuk marrin
Dhëmbë që skërrmiten paq nga pangopësia
Jetë që fashiten e bëjnë përvete varrin.

Në pjatën e mbushur zgërlaqin babëzinë
Me barkun si hambar hiç të ngopur s'kanë
Në mishin e pjekur predikojnë urinë
E shqyejnë pa mëshirë edhe vazhdojnë e hanë.+

Në pjatën që mbushet e zbrazet çuditshëm
Skeletet të pamishtë në hell pjekin trishtimin
Në mllefin e varfërisë me sy të lemeritshëm
Shoh sërisht Migjenin që këndon mjerimin.

| Albi Lushi | 22 Gusht 2016

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3