Më Jepni Një Dhimbje

Më jepni një dhimbje,në gjoks t'më godasë
Një dhimbje që kockat mi ther'
Ta gdhend mbi një gurë e guri t'pëlcasë
E prap t'ja dijë për nder.

Me dhimbjen të humb siç humbin të humburit
E nga fillimi sërish të rinis
Nga trutë të luaj siç luajnë të luajturit
Do çmendem i ditur,ta dish.

Ah,ma jepni dhimbjen që flak e përflak
Të ndez një qenie tjetër
M'u fanit në sy Dostojevski plak
Me dhimbjen,kryevepër.

Albi Lushi. 29 Korrik 2016

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  7