Rivdekje

Do nisem me avion të iki diku larg
Atje ku askush e asnjë s'do më gjejë
Dhe botës së harruar do ti sillem varg
Në vorbullën mister asnjë s'do më urrejë.

Do kthehem sërish më mjekrën e bardhë
Me ballin e rrudhur e flokët e rëna
Në pragun e dikurshëm prap kam me ardhë
Aty ku përmallshëm më priste nëna.

Do qaj e dënesem i tretur prej mallit
Pragun do puth me frymën të mekur
Larg nënës e atit,i yshtur prej djallit
Unë rivdiqa prap,kisha kohë i vdekur.

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1