Fushatë

Takojnë me njerëzit dhe dorën u zgjasin
U thonë dy fjalë dhe krisin e shkojnë,
U japin premtime,por mendjet u zhvasin,
Premtojnë Parajsën dhe prapë e harrojnë.

Vërtet unë nuk dua të jem politikan i regjur,
Por fjalën si Zot e mbi Zot marr për shembull,
Besimin e zemrës pishtar të mbaj ndezur,
Se bindja veç fjalës nuk njeh tjetër tempull.

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2