Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Muzg

Kohë e zezë,njerëz të zinj,
Si re që frynë e shfrynë me shi
Bastexhinj e mostërxhinj
Pjell e ngjiz shekull të ri.

Si hije vijnë e shkojnë si hije,
Me gjak të zi si blozë që nxi,
Sterron në terr nata kur bie
dhe sërish ti,gjysëm njeri.

Ide të zeza,i zi mendimi,
Fjalë si helm,zi e më zi,
Pjalmoset rrena kur lind premtimi,
Si korb i zi në qiellin gri.

Ky mot që ndot nuk ka më shpresë,
Dhe sot sa kot, e ardhmja rri!
Unë si piktor në tabllonë e zezë,
Ngjyrosa stinët,zi e më zi!

#Albi_Lushi. 12 nëntor 2017

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0