A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Recital I Shqiponjës

Më ktheni të bëhem prej shpendëve më të mirë
Përshembull më bëni shqiponjë ,
Me vrull ti shkoj qiellit si një zog i lirë
E qielli të më quaj "zonjë".

Te shkruaj amanetet me puplat e reve,
dhe mjergulles se ngrysur ne mengjes,
Ndasitë e politikës,të njerëzve edhe feve,
Si kopil në prehër,percaresve t'jua zbres.

T'i tregoj botes si më rruan e më qethën
më shanë e me nëmën,ne tokë e mbi tokë
Më lidhën,me varën ,më corrën, më zhveshën,
E për t'ju mburrur botës më vunë dy kokë.

Dy kokë qe perqeshin me gjuhët përjashta,
ngerdheshet nje bushter,dreqi dhe i biri
Do digjem si feniksi i koherave te lashta,
dhe lavdine do ringjall që nga hiri.

- poem written by Albi Lushi


Not Yet Rated






Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019