A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Laku I Kohës

"Që nga momenti që lindim ne jemi Online"

Iluzionet për kohën më ikën e vanë
Çka shkoi e ç'do vijë mendoj në të tashme,
Ashtu si "asgjëja" më predikon "diçkanë"
Me shëmtira e ngjyra të pashme.

Përjetësinë e mas me të qindtat e sekondës,
Parajsën dhe ferrin si një lule të egër.
Në pëllëmbë të dorës mbështes horizontet,
dhe sytë më gënjejnë me diçka tjetër.

Trupin ma kurdisën me minuta energjie,
Një çast jam kudo e pastaj askund.
Frekuencat më hasdisen në hapësira lirie,
gjersa shuhen e vdesin në fund.

- poem written by Albi Lushi


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019