A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Hapat

Rrugëve të qytetit tim ndihen hapa,
janë gjurmët e mia të lëna pas,
Është pengu i shpirtit që lashë mbrapa
Zë i rrallë që nuk përngjas.

Ato më vijnë si makth i vjetër,
herë si refren me melodi,
Pastaj fshihen të gjallë në letër,
kthehen rishtas poezi.

Ah,k'to gjurmë që më përndjekin,
Sa dëshirë kam që t'u flas!
Si në sënduk harruar mbesin
dhe prapë si hije më ndjekin pas.

Natën kur fle më vijnë në ëndrra,
me zë të therur në vesh më flasin
Nuk di kush dreqin i futi brenda,
Xhinde që në kor thërrasin.

Në gjurmët e mia nuk di kush shkeli,
kur si të tjerë m'u shuan eshtrat.
Në rafte emri i njomë më ngeli,
Prozat, vargjet edhe vjershat.

Albi Lushi. 6 nëntor 2017

- poezi nga Albi Lushi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1