Albi Lushi Poezi
Albi Lushi

Është Pak

Nuk të dua dy herë njëlloj,
Herë shumë,herë shumë më tepër,
Qorrazi në sytë e tu kërkoj,
kërkoj pak dritë si një i verbër.

S'di të dua njëlloj dy herë,
Të mos duash është mëkat.
Pa ty kjo botë do ish e mjerë,
Ndaj të të dua është shumë pak.

- Poezi nga Albi Lushi



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0